21:35 / E Premte, 04 Tetor 2019

Kurti: Do të fitojmë se duhet!

Lëvizja Vetëvendosje po e mban tubimin përmbyllës në Prishtinë tek sheshi “Skënderbeu”.

I pari i këtij subjekti, Albin Kurti foli para mijëra qytetarëve ku tha se problemet e shtetit janë të mëdha por kjo nuk ma humb shpresë.

Ai shtoi se LVV do të fitoj se duhet, transmeton Indeksonline.  

Më poshtë keni disa citate të Albin Kurti nga tubimi në Prishtinë:

“Pas shumë kilometrave, qindra e takimeve e dhjetarëve tubimeve, fushata jon po përmbyllet në kryeqytetin tonë Prishtinë. Të dashur qytetarë, ka shumë flamuj në këtë tubim madhështor, sepse LVV nuk është vetëm e jona, por lëvizja është e të gjithëve, është një lum pa brigje…”

“Kjo fushatë zgjedhore ishte marramendëse me intensitetin e vet. Qindra qytetarë në të gjitha qendra e LVV anekënd vendi edhe në diasporë, ata janë gurë të fortë ku ngrihet kalaja e Vetëvendosjes. “

“Janë tejet shumë aktivistë dhe vullnetarë që na kanë ndihmuar.  126 falënderime për të gjithë juve dhe për ju miq të LVV-së. Do të fitojmë se duhet. Problemet janë të mëdha, kjo nuk ma humb shpresën, por kjo ma rritë shpresën. “, tha Kurti./Indeksonline/