22:34 / E Hënë, 16 Shtator 2019

Kurti flet për arsimin, tregon se si do të ulej numri i të diplomuarve që janë të papunë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për uljen e papunësisë dhe rritjen e të punësuarve nga të diplomuarit që dalin nga universitetet.

“Sistemi dual që është në Gjermani dhe Zvicër duhet që të bëhet edhe në vendin tonë. Përshembull AUK’u në Kosovë që tani njihet si RIT ka të lidhur shumë mirë këtë sistem ku 90% e studentëve të tyre gjejnë punë. Kjo për shkak se ata garantojnë 400 orë punë praktike për sutudentë krahas studimeve”, ka thënë Kurti.

“Kjo është zgjidhja. Duhet që të bëhet një urë mes universitetit dhe kolegjeve dhe punësimit”

“Marrim një shembull. Të gjithë që i njoh kanë ndonjë problem me banjot. Por shumë pak persona ka që i rregullojnë ato. Kemi probleme me mirëmbajtjen. Pra nuk është se nuk ka punë. Duhet që edhe në shkolla të mesme të kemi profesionalizim. Nxënësit të dalin të përgatitur. Në Gjermani të gjitha punët i kanë të rregulluara dhe ka punë. Ndërsa tek ne e kundërta. Ka punë mjaft por në të njëjtën kohë ka shumë të papunë.”

“Problem është edhe shkolla e mesme. Studentët më të mirë duhet të bëhen profesorë”

Tutje Kurti ka thënë se universitetet nëpër qytete duhen të bëhen sipas profileve.

“Në Mitrovicë duhej të ishte një Universitet për mineralet dhe  minierat, që do ishte më e kuptueshme. Në Pejë për shembull, dihet që kanë dalë shumë akademikë, dhe do kishte mundësi të hapej një Universitet i Arteve. Nuk duhet që Universitetet të hapen për vota”