19:43 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kurti i zhgënjyer që s’do të ketë viza deri në 2020, kërkon dorëheqjen e Haradinajt, Veselit dhe ministres Hoxha

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen e kreminsitrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli si dhe ministers Dhurata Hoxha.

Sipas tij, komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, e zbuloi datën e liberalizimit të vizave, e që pritet të jetë viti 2020, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Për herë të parë një zyrtar i lartë i BE-së përmendi datë për liberalizimin e vizave në Kosovë. Komisioneri për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, foli e tha: viti 2020! Datat e mëhershme për liberalizim në vitin 2018, i kishin premtuar veçse Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Dhurata Hoxha. Të tre këta duhet të japin dorëheqje. Po ashtu, ky pushtet ia ka borxh 8.200 hektarë shtetit tonë, të cilat ia dha Malit të Zi. E sa për Thaçin, ai mbase tashmë po negocion për liberalizim të vizave për Rusi. Me këta njerëz po na largohet Evropa e po na rrudhet Kosova.