14:05 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / LB

Kurti2, Qeveri e guerilëve të pasluftës

Shkruan: Argjend Zejnaj

Aksione politike, ligjore, policore të gjitha guerile, ani pse sot kemi menkanizma shtetëror të fortë që do të duhej të pastronin punë në çdo vend ku ia mësyjnë.

Kur erdhi në pushtet, qeveria Kurti2, erdhi si shkak-pasojë e kohës, me një ushtri votash, hiq më pak se më 50+1%.

Urime, sot për atëherë!

Pritjet e idhtarëve, militantëve, e spektritë anësorë, “neutralë” dhe jo politik, ishin të mëdha nga ky djalosh dhe llava e tij e guerilve, që deri atë ditë më shumë i njihnim për hedhjen e gureve, molotovit, (ndoshta) edhe të ndonjë predhe në drejtim të Kuvendit të Kosovës. Zatën, mund ta vëreni edhe në fjalimin e Albinit, në shesh, pas fitores, nën hundën e kalit (pelës) dhe majës së shpatës së Skënderbeut, se si i dridhej zëri, më shumë nga emocionet e pa sigurisë, çka do të bëjë me atë fitore “plebishitare”, se sa nga emocionet e gëzimit dhe entuziazmit të tij, për “ndryshimet që priteshin”.

Kosova, të nesërmen e fitores së Albinit, u zgjua me vazhdimin e atyre emocioneve militanteske, biles kishte edhe shprehje se, “disave e diçkaje që kanë e janë bërë keq po iu vjen fundi, politik, institucional dhe i lirisë së tyre, se tani e tutje do të bëhen punet ndryshe. Dakord jam, punët filluan e po vazhdojnë të bëhen ndryshe, por ndryshe për më keq, ndryshe në mënyrë guerile, sikur aksionet e guerilasit Rron Gjinovci, me filikaqa e trakte dhe me veprimet, hidhe e ik, turr e vrap, shkel e shko. Të tilla i kemi (mos)veprimet në veri të Kosovës, në Bruksel në bisedime me Serbinë, të gjitha si guerilas. Më bindje të plotë e them se, mirë është negociuar në Rambuje në vitin 1999 nga guerili i asaj kohe, Hashim Thaqi, edhe pse ka qenë me më pak përvojë dhe ka patur shumë më pak (për të mos thënë fare) mbështetje logjistike, institucionale, e të sigurisë nga tereni i luftës në Kosovë, se sa sot në 2022 nga kryeministri Kurti, që i ka 100% më të favroshme të gjitha gjërat. Por, guerilët e Albinit dhe Albini si kryeGueril, prap në vend numro e vende vende punët edhe më keq se sa që i kishim. Pse ndodhë kjo, sepse kryeGuerilit, Albin Kurti, i ka dal mendja përtej kokës së vet, dmth nuk është duke menduar më koka e ti, por ka të ngjarë që mendja e ti është ka menagjohet nga etërit e tij politik-ideologjik në Greqi, në Bruksel, Francë e pak edhe në Gjermani. Dmth, çka është Amerikane, Albini ka alergji ndaj tyre, edhe Haki Abazin që është pak amerikan për nga mendimet brenda mazhorancës, kryeministri e ka “leqitë” nga grupi i ngusht, të njëjtin e ka zëvendësuar me guerilasen Mimoza Kusari, e cila thotë se ka shtab të vetin politik, por i shfrytezon istikamat e guerileve të Vetëvendosjes.

Për t’u kthyer të aksionet guerile të qeverisë Kurti2 në Veri. Kjo “Veribomba” gati sa nuk i ka “kersitë” Albinit. Mos të harrojmë që para disa kohe, ka patur një “dallavere” Rusi-Serbi, jo po ikin të rinjtë rus nga thirrja për mobilizim dhe po shkojnë në Serbi, jo kështu jo ashtu, kamuflazha sllave, por në të vërtetë ka dyshimi që kemi të bëjmë më mobilizim të paraushtarakëve ruso-çeçen, “Wagner”, që janë të gatshëm për veprime në veri për të shkaktuar tensione, e pse jo edhe gjakderdhje. Kjo është nga pjesa e Serbisë. Por çka ka ndërmarr qeveria e guerilit Kurti në drejtim të Veriut, i ka bërë kërkesë EULEX-it, ky i fundit ia ka derguar 25 xhandarr dhe poashtu është shtuar prezenca e ca spiunëve të UNMIK-ut, polic të Kosovës ka pak, FSK nuk ka fare dhe kështu shkojmë drejt një perçudnimi e pasigurie edhe më të madhë të asaj pjese të Kosovës.

Për ta përmbyllur, duhet ta themi më zë e figurë të gjithë që “kanë nuhatje, çka ka pas asaj kodre”, se sovraniteti dhe demokracia e Kosovës kërcënohen seriozisht nga modeli i qeverisjes së guerilit, kryeministrit Kurti. Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale nga presidentja, Vjosa Osmani, nuk e shpeton me faqe të bardhë as qeverinë e guerilëve dhe as Veriun e Kosovës.

Argjend Zejnaj

Politolog