11:48 / E Enjte, 27 Janar 2022 / OSH

Kusari-Lila konfirmon se disa deputetë janë infektuar me Covid-19

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar sot se disa deputetë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ajo u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve.

Më lejoni që të ju urojë shërim të gjithë deputetëve që kanë rezultuar pozitiv me Covid”, tha ajo.

Kujtojmë që dje u konfirmuar se pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.