08:07 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kush dëshiron të dhuroj gjëra për shkollë, mund ta bëj nga e shtuna në Prishtinë

Duke filluar nga dje e deri më 22 shtator, OJQ-të “Community Supporters”, Nëna dhe fëmijë të lumtur” në bashkëpunim edhe me grupin Maniakë t`Leximit, e filluan kampanjën, “Shtatori sivjet, me çantën komplet”, për mbledhjen e gjërave shkollore çanta, fletore, lapsa, goma, ngjyra e të tjra, për fëmijët e familjeve në nevojë.

Në RTK, Arta Tërstena, aktiviste foli për këtë kampanjë. Ajo fillimisht tha se pas pasi kanë parë interesimin dhe mundin e madhe të prindërve për kompletimin e librave për fëmijë e tyre, kanë filluar këtë kampanjë për grumbullimin e librit.

Kampanja “Shtatori sivjet, me çantën komplet!”, tanimë ka filluar kurse me datën 25 Gusht do të dalin në sheshin Zahir Pajaziti për t’i pritur njerëzit që duan ta ndihmojnë aksionin me gjëra shkollore çanta, fletore, lapsa, goma, ngjyra e të tjera, për fëmijët e familjeve në nevojë.

Arta apelon që nëse ka dikush që dëshiron të kontribuojnë në suksesin e kësaj kampanje ti bashkëngjitet të shtunën aksionit për grumbullimin e mjeteve shkollore.

 

Temat: