Kush duhet të luajë “James Bond” të radhës? Daniel Craig jep përgjigjen epike
Daniel Craig, aktori i famshëm i rolit “James Bond”, duket se ka lënë pas vetes interesimin për vazhdimin e filmit.
Një nga “007-ët” më të njohur thotë se nuk i intereson se kush do të jetë pasardhës i tij në këtë film, shkruan IndeksOnline.
Craig kishte deklaruar më herët se, pavarësisht se sa i lumtur ka qenë të luajë këtë rol me kaq shumë rëndësi, tani e ka kohën të vazhdojë përpara në karrierë.
Kur u pyet se kush dëshiron ai të luajë James Bond-in e radhës, Craig u përgjigj shumë thjeshtë: “Nuk më intereson”.
Në fillim të vitit u raportua se roli prestigjioz iu dha aktorit Aaron Taylor-Johnson, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma./IndeksOnline/