Kush është bukuroshja turke që i bëri dhuratë Butrintit: Kënaqësi që të takova xhanëm (Foto)
Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe më të dashur të audiencës shqiptare, veçmas nga gjinia e bukur, shkruan Indeksonline.
Këngëtari simpatik sot ka marrë një dhuratë me vlerë nga një fanse e tij. Në një instastory ai ka treguar që ka marrë një pikturë ku shihet portreti i tij.
Por edhe autorja e kësaj vepre artistike, një vajzë e quajtur me emrin Aylin ka postuar disa fotografi në rrjetin e saj social Instagram.
Bukuroshja turke ka postuar momentin kur ajo takoi dhe ia dhuroi Butrintit pikturën, ndërsa ka shkruar: Ishte kënaqësi që të takova ty Xhanëm./Indeksonline/