23:29 / E Hënë, 20 Maj 2024 / FR

Kush më i shpejtë Audi apo BMW? (VIDEO)

Dy gjigandët e veturave Audi dhe BMW, së fundmi kanë bërë një garë mes vete.

Prodhuesit gjermanë, me seritë e tyre sportive RS4 Avant dhe një M3 Touring, janë përballur për të sqaruar një dilemë për adhuruesit se “kush është më i shpejti?”.

Kësaj pyetje ata i dhanë përgjigje në një pistë prej 1 mijë metrash.

Audi RS 4 i ka 443 kuaj fuqi dhe përmban një motor V6 me dy turbo dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi.

Ndërkaq, M3 përmban një turbo të dyfishtë dhe fuqinë e merr në të katër rrotat.

Siç shihet në video, gjërat për Audi vetëm përkeqësohen.

Kjo pasi që në fillim të garës BMW merr një shpejtësi më të madhe dhe e mposht kundërshtarin.