75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kush po don po e mposht Realin, sot Enis Bardhi me shokë e uli për tokë

Real Madridi vazhdon të mos e di që një kohë shijen e fitores. Skuadra e Lopoteguit është gjunjëzuar edhe ndaj Levantes në “Santiago Bernabeu”.

Enis Bardhi me shokë arritën fitore me rezultat 1-2. Morales dhe Roger pas 13 minutash lojë shënuan nga një gol për epërsinë befasuese të Levantes.

Marcelo pas gati 8 orësh shënoi gol për skuadrën e madhe spanjolle për 1-2.

Kjo ishte e tëra që Reali arriti të bëj në këtë ndeshje pasi që Levante u mbajt deri në fund për këtë fitore të madhe.

Me këtë fitore, Real Madridi mbetet me vetëm 14 pikë pas 9 javësh në pozitën e pestë tabelare./Indeksonline/