18:39 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Kush tjetër? Kane futbollisti i vitit në Angli (Foto)

Harry Kane ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë në Angli për vitin 2017.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur kaloi në një sezon fantastik, madje duke u bërë golashënuesi më i mirë në Europë, para Messi, Cavanit, Ronaldos e shumë futbollistëve tjerë, shkruan IndeksOnline.

Nuk ishte suksesi i vetëm i Kanes gjatë vitit të kaluar, ai theu shumë rekorde të ndryshme si për Tottenham ashtu edhe në Premierligë.

Kujtojmë se Kane është duke u kërkuar me ngulmë nga shumë klube të mëdha europiane: PSG-ja, Reali i Madridit dhe Chelsea./IndeksOnline/