18:58 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kushtetuesja blenë 995 euro mantele për gjyqtarët e ri

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në një tender të publikuar nga Agjencia e Prokurimit bëhet e ditur se ka blerë mantela apo palerina për gjyqtaret e ri të ri.

Në përshkrimin e kontratës, Kushtetuesja e ka paraqitur nevojën për furnizim me këto mantela.

“Furnizim me palerina(mantela) për Gjyqtarët e ri të GJKK-së. Vlera e parashikuar e kontratës: 995.00 euro”, thuhet tek kontrata, transmeton Indeksonline.

Këto mantela buxhetit të shtetit do t’i kushtojnë 995 euro.

Për këtë tender kanë shprehur interesim tre operatorë ekonomik, ku një nga ta me seli në Prishtinë e ka fituar tenderin./Indeksonline/

Temat: