75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / A. M.

KUVENDI I KAÇANIKUT – GURTHEMEL I SHTETIT TË KOSOVËS

Përkujtesë historike: 7 shtator 1990

Jusuf Buxhovi

Kuvendi i  e Kaçanikut vuri në binarët historik shtetndërtimin e Kosovës, si  proces të natyrshëm dhe të pandalshëm pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Kështu,  Kushtetua e Kaçanikut legjitimoi një realitet politik në përputhje me vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës të shprehur në referendumin për pavarësi në shtator të vitit 1991, i pasuar nga zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në maj të vitit 1992 prej nga do të dalë Parlamenti i parë plural si dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila organizoi pushtetin paralel si formë e rezistencës institucionale për tetë vite, në kuadër të së cilës, krahas arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe ekonomisë, u përfshi edhe mbrojtja dhe vetëmbrojtja si formë e  rezistencës së armatosur kundër okupimit, prej nga ka shtratin edhe  “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, që do të funksianaliozet në rrethanat kur lufta diplomatike duhej t’ia lëshonte vendin diplomacisë së luftës.

May be an image of 7 people

Ky zhvillim historik, mbi të cilin u ndërtua shtetësia e Kosovës,  do të konfirmohet ndërkombëtarisht, më 17 shkurt 2008, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast duhet theksuar se neni 1 i kushtetutës së Kaçanikut, Kosovën e definoi  „ shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të kombeve të tjera dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vetë; serbëve, muslimanëve, malazezëve, kroatëve, turqve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë”.

May be an image of 3 people and people standing