17:01 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, gjatë kësaj jave edhe dy seanca të tjera

Seancë e jashtëzakonshme do të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës me fillim nga ora 10:00.

Në këtë seancë do të diskutohet lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Seanca e nesërme është një nga tri seancat që do të mbahen këtë javë.

Të mërkurën, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet edhe debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

Ndërsa të enjten,  do të mbahet seanca plenare me gjithsej 20 pika në rend të ditës për shqyrtim.

Ndër to janë edhe dy interpelanca të thirrura nga Partia Socialdemokrate, njëra për kryeministrin Ramush Haradinaj e tjetra për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka./Indeksonline