07:41 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për ndotjen e ajrit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur një ditë më parë tha se seanca do të mbahet në ora 15:00 dhe në këtë seancë do të debatojnë dhe do të japin rekomandime për ta kaluar këtë situatë.

“Jam njoftuar për masat që janë marrë nga qeveria e Kosovës dhe komuna e Prishtinës, specifikisht. E vlerësojmë. Kjo është një arsye më shumë që të mendojmë edhe si Kuvend i Kosovës dhe të jemi në përkrahje në këtë periudhë”, tha Veseli, duke thënë se duhet një zgjidhje afatgjate.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se e përkrahin seancën ku do të diskutohet për ndotjen e ajrit.

Temat: