11:07 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kuvendi miraton ‘gjykatën’ e AKP-së

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me votimin e projektligjeve nga seancat e kaluara, ku ndër të tjera është votuar edhe projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,  është tërhequr për shkak të mungesës së korumit.

Ndërsa, projektligji për Efiçiencë të energjisë dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, kanë  kaluar në Kuvend.