Kuvendi nderon aktorin Blerim Peci, mbajnë një minut heshtje
Abdyl Salihu, deputet nga radhët e PDK-së ka kërkuar një minut heshtje për vdekjen e aktorit Blerim Peci.
Të gjithë deputetët me këtë rast janë ngritur në këmbë për të nderuar kujtimin e Pecit, raporton Indeksonline.
Ndryshe, deputetët sot po mbajnë seancë plenare ku pritet të votojnë për Projektligjin e Buxhetit të vitit 2018./Indeksonline/