16:59 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ky aktor do të jetë “James Bond i ardhshëm” ?

Aktori i njohur Idris Elba përmes një postimi në Twitter ka rritur spekulimet se ai do të jetë “James Bond i ardhshëm”, shkruan Indeksonline.

Elba postoj një ‘selfie’ – duke e fotografuar vetëm flokët- dhe duke shkruar thënien e famshme të agjentit ‘007’: “ Emri im është Elba, Idris Elba”.

U spekulua gjatë javës se producentja e filmit, Barbara Broccoli kishte thënë se është koha për një aktorë me ngjyrë të luaj “Bond-in” .

Përveç Elba, edhe aktori i njohur i filmave aksion, Tom Hardy po përflitet që do marrë rolin e agjentit të famshëm. /Indeksonline/

 

Temat: