17:12 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / B O

Ky është CLS i ri, dalin fotografi të reja

Para prezantimit zyrtar në LA Auto Show , kanë dalur më shumë imazhe të modelit të ri CLS nga Mercedes-Benz.

Së pari vlen të theksohet se pamja e përgjithshme e makinës nuk vjen si një surprizë, por sigurisht që ka edhe përditësime të reja.

Ndërsa grila e përparme dhe dizajni i fenerëve nuk janë aspak befasuese, parakolpi i parë ka pësuar ndryshime dhe ka një pamje si te Mercedes-AMG GT R.

Në brendësi, ky model na kujton E-Class, me sistem të ngajshëm infotainment dhe njëhsorin matës.

Prezantimi zyrtar i këtij modeli do të bëhet nesër në LA Auto Shoë, ku do të bëhen të ditura të gjitha detajet. /IndeksOnline/