23:56 / E Enjte, 18 Prill 2019

Ky është çmimi i biletave në Camp Nou për tifozët e Liverpoolit

Barcelona dhe Liverpool do të takohen me 1 maj në ndeshjen e parë gjysmë-finale mes këtyre dy ekipeve që do të luhet në ‘Camp Nou’.

Ekipi katalunas ka vendosur një çmim tejet të lartë për tifozët e Liverpoolit që do të jenë në stadium për ta shikuar ndeshjen.

Tifozët e ekipit anglez do të duhet të paguajnë biletë me çmim prej 119 eurosh, transmeton Indeksonline.

Liverpooli ka vendosur që t’i ‘hakmerret’ spanjollëve duke bërë të njëjtën gjë. 

Të njëjtën gjë katalunasit e kishin bërë edhe për tifozët e Manchester United që ishin vendosur në një vend jo të përshtatshëm për ta shikuar ndeshjen./Indeksonline/