13:56 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky është i arrestuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar Blerim Malokun, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve sot në Plloqicë të Malishevës.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Agron Matjani.

Ai ka thënë se Blerim Maloku, tashmë i arrestuar vjen nga po i njëjti fshat.

“Po është arrestuar Blerim Maloku i cili është nga i njëjti fshat, Plloqicë e Malishevës. Hetimet janë duke vazhduar për rastin” ka thënë Matjani.

Të dy vëllezërit Maloku të vrarë kanë qenë të martuar. Shaniu ka lënë gruan me katër fëmijë, ndërsa Bahriu ka lënë gruan dhe dy fëmijë./Indeksonline/

Familja Maloku hap dyert për ngushëllime, flasin për krimin e rëndë (Video/Foto)