18:24 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky është lojtari i ndeshjës Francë – Argjentinë

Franca është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ pasi mposhti Argjentinën me rezultat 4-3, në një ndeshje spektakolare.

Padyshim njeriu që kontribuoi më së shumti për këtë rezultat, ishte i riu Kylian Mbappe.

Sulmuesi 19-vjeçar është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes së 1/8 së finales mes Francës dhe Argjentinës, pasi shënoi dy gola dhe nxorri një penalti. /IndfeksOnline/