13:51 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ky është lojtari i vetëm i Barçës që i kërkoi falje tifozëve pas humbjes

Barcelona është duke përjetuar një mankth të vërtetë në këtë sezon, e ky mankth vazhdoi edhe të shtunën pasi që katalunasit humbën 2-0 nga Granada.

Sipas disa raportimeve Frenkie de Jong ishte lojtari i vetëm që ju kërkoi falje tifozëve të Barcelonës dhe ishte i pari që pranoi të intervistohet pas ndeshjes, transmeton Indeksonline.

de Jong tha “Më duhet të adaptohem dhe kam biseduar me Valverden për çështje të futbollit dhe ne kemi shikuar video. Trajneri nuk duhet të më pyes se ku preferoj të luaj, pasi ai është trajneri dhe ai vendos”.

“Kundër Real Betis dhe Osasuna unë luaja më gjerë dhe nëse nuk do të luaja mirë, atëherë ishte faji im. Njerëzit filluan të debatojnë për pozicionin tim, duke pyetur nëse duhet të luaj këtu apo atje, dhe më dukej çmenduri”, u shpreh futbollisti./Indeksonline/.