12:46 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky është modeli i ri 508 nga Peugeot [Foto]

Peugeot 508 për 2019, i cili do të prezantohet në sallonin e veturave në Gjenevë në fillim të marsit, ka pamje sportive në krahasim me pararendësin e tij, i cili është dizajnuar më tepër si limuzinë klasike familjare.

Pjesa e përparme e veturës duket agresive duke iu falënderuar dizajnit të veçantë, në të cilin janë vendosur në mënyrë vertikale dritat.

Në fotografët që kanë rrjedhë në internet paraqitet edhe versioni GT, i cili përpara ka maskë tjetër të ftohësit.  Përveç kësaj, 508 GT ka shtesa aerodinamike dhe ka retrovizorë të jashtëm të zezë.

Kabina e udhëtarëve është mjaft luksoze dhe posedon tabelë moderne të instrumenteve.  

Peugeot 508 do të ketë motorë 1.5 dhe 2.0 BlueHDi dizel, si dhe agregate benzinë të gjeneratës më të re.

Përmendet edhe versioni hibrid me fuqi të kombinuar prej gjithsej 300 kuaj fuqi.

Detajet teknike të gjeneratës së re 508 do të dihen para sallonit të automobilave në Gjenevë, ose në fillim të marsit.