09:06 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ky është numri i veturave Audi 80 në Kosovë

Veturat e prodhuara që nga vitet 60 vazhdojnë të dominojnë ende në rrugët e Kosovës.

Ndër to janë veturat gjermane AUDI 80 të cilat në atë kohë u konsideruan si mjete ekonomike, dhe mjaft elegante.

KALLXO.com ka siguruar të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe sipas tyre, në vendin tonë qarkullojnë 3,464 vetura AUDI 80.

Me çmim të tanishëm në tregun e Kosovës ato shiten me vlerë prej 500 euro deri në 1,500 euro.

Këto vetura janë prodhuar nga viti 1966 deri në vitin 1996 nga prodhuesi automobilistik AUDI e cila bënë pjesë në grupin e mjeteve ‘Volkswagen’.