18:50 / E Shtunë, 28 Korrik 2018

Ky është personi që iu ngritë aktakuzë për therjen e ish të dashurës (Foto)

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën  kundër të pandehurit V.H. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer vepër penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Indeksonline mëson së bëhet fjalë për Vezir Haziraj i cili sipas aktakuzës therur me thikë ish femrën e tij, pasi kjo e fundit kishte kërkuar të hiqet fotot dhe incizimet e saj nude nga rrjetet sociale.

“Sipas aktakuzës i pandehuri V.H. pasi ishte në lidhje dashurie me viktimën/të miturën M.M. e cila ndahet nga i njëjti dhe më pas kërkon që t’i largoj nga rrjetet sociale fotografit dhe video incizimet nudo të saj, të cilat i pandehuri i kishte postuar, ashtu që ky i fundit e fton viktimën që të takohen dhe kjo vet t’i shlyej dhe me tu takuar me dt. 21.06.2018 rreth orës 08:30 min. në fsh. Orroberd K. Istogut, i pandehuri fillon t’i bërtas viktimës, e kap për dore dhe nxjerr një thikë nga xhepi, me të cilën e godet në qafë, fytyrë, gjoks dhe barkë dhe më pas arratiset nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar më vonë”, thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj tij.

Më poshtë shikoni disa foto të pandehurit./Indeksonline/

Ngritet aktakuzë ndaj të riut që theri me thikë ish të dashurën e tij

Mos i humb