21:36 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / AR

Ky është personi që mbeti i plagosur në Prishtinë

Indeksonline minuta më parë raportoi se një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen Tophane të Prishtinës.

Ndërsa tani Indeksonline mëson se personi i plagosur është Rinor Grajqevci.

Të dyshuarit kanë qenë me skuter dhe kanë shtënë në drejtim të viktimës, ku si pasojë mori lëndime trupore.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.