13:46 / E Diele, 22 Korrik 2018

Ky është personi që vdiq në aksidentin tragjik në Mitrovicë

Një aksident me fatalitet ndodhi gjatë orëve të mbrëmjës në Mitrovicë, ku si pasojë humbi jetën një person i moshës 20 vjeçare dhe drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar. Indeksonline mëson se personi tashmë i ndjerë është Rifat Ahmeti nga fshati Zasell dhe Frashëri i Vogël.

Sipas familjarve, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Frashër i Vogël, të Mitrovicës.

“Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në ora 16:45 (me namazin e Ikindisë). Të pikëlluar familja Ahmeti nga Zasella dhe Frashëri i Vogël”, thuhet në njoftim, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, për vdekjen e Ahmetit kishte dhënë detaje edhe Zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtaja e shpejtësisë, humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit BMË, me ç’ rast automjeti del jashtë rrugës ku rrotulliset disa herë”, kishte  thënë Zahiti.

Zahiti ka potencuar se policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar, duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore./Indeksonline/

Pamje nga aksidenti tragjik në Mitrovicë, ku vdiq 20 vjeçari [Foto]