11:34 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ky është sekreti përrallor i Elvanës këtë verë (Video)

Një nga këngëtaret më të pëlqyera, Elvana Gjata, këtë vit u kthye furishëm në skenën e muzikës shqiptare.

Pas disa projekteve në gjuhën angleze, Elvana solli mini albumin EP “3”, ku me baladat e saj të veçanta bëri përvete publikun shqipfolës, shkruan Indeksonline.

Ky album sikur ktheu Elvanën aty ku kishte mbetur, me sukseset e hiteve ‘Lejla’, ‘Love me’ dhe të tjera.

Vulën e kësaj vere, Gjata e shënoi me këngën ‘Ku vajti’, më pas edhe ‘Mike’ në bashkëpunim me John Shahu dhe Ledri Vula.

Ajo është pjesë e koncerteve në Kosovë, Shqipëri dhe jo vetëm, ndërsa unike si gjithmonë Elvana po shkëlqen edhe me pamje.

Mund ta keni vërejtur një detaj në veshjet e saj këtë verë, fundet përrallore më bisht prapa të ngjyrave të ndryshme e vezulluese.

Një të tillë e pati në koncertin në Prishtinë, pastaj me fustana të një formati të ngjashëm po e shohim edhe në koncertet e tjera. Për Elvanen po kujdeset stilisti kosovar, Valdrin Sahiti.

Duket se sekreti i dukjes sharmante janë pikërisht këto fustane ‘new style’ të Elvanës./Indeksonline/.

 

Une jam SUSTA

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

I love you forever! Prishtina ime! #mike

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on