13:31 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Ky është sulmuesi 15 vjeçar që Barcelona është e bindur ta mbajë në klub

Lamine Yamal, sulmuesi 15-vjeçar i konsideruar si një xhevahir i madh në akademinë e Barcelonës, pavarësisht se ka marrë interes nga skuadra të tjera të mëdha, duket se do të qëndrojë me katalanasit.

Burime nga klubi thanë për EFE se “Jam i sigurt se ai do të qëndrojë, sepse ai dëshiron të luajë këtu”.

Lojtari, i lindur në Mataro me një baba maroken dhe një nënë nga Guinea Ekuatoriale, ka besimin e trajnerit Xavi Hernandez, i cili e ka thirrur së fundmi për të stërvitur me ekipin e parë, derisa lojtarët ishin larg në Kupën e Botës.

Sfida e Barcelonës tani është ta lidhë atë me kontratën e tij të parë profesionale.

Përfaqësuesi i Yamal është ish-lojtari i Barçës, Ivan de la Pena, i cili ka një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e Barçës, si dhe është agjent i Gavi dhe Eric Garcia.

Yamal është një i ri i talentuar, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Përsa i përket moshës, ai duhet të luante me Cadete A, por ai ka qenë me Juvenil A në vend të kësaj, dhe ka luajtur pesë ndeshje në Ligën e të rinjve të Evropës – edhe pse duke filluar vetëm një.

Ai luan në një stil që të kujton Ansu Fati, i guximshëm dhe me shumë kapacitet për të mbingarkuar mbrojtjen. Disa nga driblimet dhe momentet e tij individuale janë bërë të zjarrta në internet. Zakonisht ai luan në të djathtë të sulmit por është paraqitur edhe në të majtë dhe në mes. /IndeksOnline/