Ky gjyqtar do të drejtoj derbin e Superligës
Të dielën në stadiumin e qytetit do zhvillohet njëri nga derbit më të nxehtë jo vetëm në Kosovë.
Gjilani dhe Drita do të takohen në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan indeksonline.
Ndeshja e cila do të zhvillohet në Stadiumin e qytetit do të drejtohet nga Genc Nuza. Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj janë asistent ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Visar Kastrati.
Këta janë gjyqtarët në ndeshjet e tjera;
Trepça ’89 – Ferizaj (Tefik Maloku, Alban Ejupi, Meriton Berisha dhe Bardh Ajeti)
Drenica – Ballkani (Selim Isufi, Benon Këpuska, Imran Kabashi dhe Dardan Çaka)
Feronikeli – Liria (Shpëtim Murtezi, Driton Preniqi, Besnik Morina dhe Mervan Bejtullahu)
Llapi – KEK-u (Erdall Zastella, Fatmir Abrashi, Gzim Mehmeti dhe Arben Halilaj)
Prishtina – Flamurtari (Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Alban Shala)