16:22 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Ky gjyqtar do të ndajë drejtësinë në derbin e Ligës së Parë ndërmjet Istogut e Malishevës

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, Istogu – Malisheva që zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor në Ligën e Parë që zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00.

Pra, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog, dhe do të luahet pa praninë e tifozëve, shkruan IndeksOnline

Genc Nuza nga Prishtina do të jetë gjyqtari kryesor, i cili do të ndihmohet nga asistentët: Alban Ejupi dhe Safet Berisha.

Këtë ndeshje do ta trasmetojë faqja zyrtare klubit të FC Istogut.