12:36 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Ky ishte djaloshi që Muriqi ia dedikoi golin

Vedat Muriqi realizoi golin e dytë dje në ndeshjen derbi ndaj Basaksehir në fitore 2:0.

Muriqi mori vëmendjen e mediave turke për deklaratën e tij për tifozin Miraç Can Dis, që humbi jetën në tërmetin që goditi Turqinë.

“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Miraç Can Diş, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua. Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit. Kjo ishte vërtetë e dhimbshme. Humbjen e tij e mora vesh gjatë rrugës për në ndeshje” – u shpreh futbollisti kosovar

Është konfirmuar se edhe prindërit e Miraç Can Diş kanë humbur jetën si pasojë e këtij tërmeti, teksa autoritetet turke konfirmuan se trupat e tyre janë nxjerrë nga rrënojat./Indeksonline/