75 Mall Live Search
15:11 / E Enjte, 16 Janar 2025 / L K

Ky Lamborghini historik mund të jetë i juaji për dy milionë euro

Shtëpia e ankandeve Bonhams ka njoftuar në faqen e saj se një nga makinat më të bukura në histori është në shitje – Lamborghini Miura.

Lamborghini Miura P400 i rinovuar me përpikëri i vitit 1967 do të ofrohet në ankandin vjetor Bonhams Cars në Scottsdale më 25 janar 2025 dhe pritet të arrijë më shumë se dy milionë euro .

Ky Lambo u ble fillimisht nga amerikani Ben Johnson , i cili e përdori atë për të udhëtuar në Evropë përpara se ta dërgonte përsëri në SHBA. Ka vetëm 53,000 kilometra në numër, shkruan Indeksonline.

I prezantuar për herë të parë në 1967, Miura P400 u krijua nga Ferruccio Lamborghini në një përpjekje për të sfiduar Ferrarin.

Miura P400 ishte makina më e shpejtë e prodhimit në botë kur debutoi. Ai shpejtoi deri në 440 km/h, duke tejkaluar Shelby Cobra – mbajtësi i mëparshëm i rekordit.

Lista e gjatë e njerëzve të famshëm që u bënë pronarë të Miura përfshinte Mbretin Husein të Jordanisë, Dean Martin, Claudio Villa, Frank Sinatra, Rod Steëart, Miles Davis dhe Twiggy, dhe Nicholas Cage, Jay Kay dhe Russell Crowe./Indeksonline/