09:36 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky shtet ndan 260 milionë euro për GPS

Shenja e kaltër që tregon se ku ndodhesh në Google Maps nuk është edhe aq e saktë në disa raste.

Për këtë arsye, Australia po shpenzon mbi 260 milionë dollarë për të investuar në infrastrukturën satelitore dhe teknologjinë për të përmirësuar saktësinë e GPS-së, si pjesë e njoftimit të buxhetit të Qeverisë Federale.

Për të përmirësuar këtë, shumica e fondeve do të investohen në një Sistem të Shtimit të Bazuar në Satelitore (SBAS), i cili synon të korrigjojë saktësinë e GPS në rreth një metër (1.09 metra), në të gjithë Australinë dhe zonën e saj detare./Indeksonline/

Temat: