12:37 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kylie Jenner bëhet nostalgjike! Poston fotografi gjysmë e zhveshur (Foto)

Kylie Jenner duket se është bërë pak nostalgjike të premten, teksa ka postuar disa foto të pa publikuara më parë Polaroid, ku shfaqet gjysmë lakuriqe.

Në një foto, 20-vjeçarja shfaqet duke mbuluar gjysmën e trupit me një çarçaf të bardhë. “The life of Kylie” ka mjaft ndjekës në Instagram dhe ka postuar edhe tre foto të tjera “nga vitet e shkuara”.

Që kur TMZ foli për një shtatzëni të mundshme të saj më 22 shtator, Kylie është fotografuar vetëm nga gjoksi e sipër, apo dhe me veshje të gjera sportive.

“Kylie nuk del të flasë publikisht për shtatzëninë e saj derisa të lindë. Ajo nuk po shfaqet në publik dhe thjesht do të bëjë 6 muaj pushim”, ka thënë një burim i familjes për People.

 

Temat: