16:56 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kylie Jenner dhe Travis Scott shpenzojnë shumën marramendëse për shtëpinë e re

Ylli televiziv Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scott kanë shpenzuar miliona dollarë për blerjen e shtëpisë së re.

Çifti i famshëm thuhet të kenë shpenzuar 13.45 milionë dollarë për një vilë luksoze në qytetin Beverly Hills, shkruan Indeksonline.

Ylli i serisë së njohur amerikane ‘Keeping Up With The Kardashians’, e cila ka një vajzë tetë muajsh me reperin e njohur Travis Scott, ka blerë 50 përqind të aksioneve të pronës mahnitëse në bashkëpunim me reperin.

Shtëpia përmbush të gjitha kërkesat e yllit Kardashia-Jenner, me një pishinë gjigante noti, kuzhinë dhe disa dhoma gjumi.

Kjo shtëpi e cila u ndërtua në vitin 1971, fillimisht u shit në vitin 2012 me vlerë prej 6.3 milionë dollarë, për të dalë në shitje përsëri në vitin 2017.

Ndryshe, 21 vjeçarja u bë nënë për herë të parë në shkurt të këtij viti nga lidhja e saj me reperin 26 vjeçar, Travis Scott./Indeksonline/