10:10 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kylie Jenner e lumtur në krahët e burrit të saj, reperit Travis Scott

Kylie Jenner njihet si një modele dhe sipërmarrëse e njohur në të gjithë botën, ajo ndryshe njihet edhe si motra e yllit Kim Kardashian, shkruan Indeksonline.

Në daljet e saj publike gjithë fokusi qëndron tek bukuroshja e cila vazhdimisht ‘godet’ me shfaqjet e saj joshëse.

Zakonisht, Kylie e shfrytëzon llogarinë e saj në Instagram aty ku ndiqet nga miliona fansa për të bërë paraqitjet e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi ku shihet së bashku me burrin e saj reperin Travis Scott me të cilin kanë një vajzë.

Kujtojmë që Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bashkë nga viti 2017 dhe duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit. /Indeksonline/