17:01 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Kylie Jenner publikon foto pranë pishinës me të birin

Ajo ishte një nga personazhet më të përfolur në Javën e Modës në Paris gjatë fundjavës.

Por Kylie Jenner duket se është e lumtur dhe po kalon një kohë shumë më të qetë dhe private pas rikthimit në shtëpi.

25-vjeçarja hyri në Instagram të mërkurën (5 tetor) për të ndarë foto nga kthimi i saj në Calabasas të Kalifornisë.

Ndoshta fotografia më e lezetshme e të gjithave shfaqte Kylie me bikini teksa përqafohej me djalin e saj tetë muajsh pranë pishinës.

Vetëm këmba e të riut – emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur publikisht – mund të shihej në imazh.

Ajo ndau gjithashtu një foto të këmbëve të djalit para motrës më të madhe Stormi, katër vjeçe, teksa kishin veshur atlete “Air Max 1” të dizajnuara nga babai i tyre Travis Scott.

Duket sikur Stormi tashmë ka një shije për gjërat më të bukura pasi Kylie ndau gjithashtu një foto të saj duke mbajtur një çantë të vogël “Gucci”.