15:51 / E Diele, 24 Janar 2021 / OSH

Laboratori i cili bën më shumë se 500 teste në ditë, në kohë rekord

Laboratori AvicenaKs vazhdon të qëndrojë i vetmi Laborator me kapacitete më të mëdha për testime PCR në Kosovë.

Ky Laborator ka kapacitet deri në më shumë se 500 teste në ditë, duke I’u siguruar rezultate të sakta,  të shpejta, dhe të pranuara ndërkombëtarisht.

Siç e kemi parë ka staf profesional dhe të mjaftueshëm për të punuar laboratori 24h. Ajo se çfarë e bën më të veçantë këtë laborator është që ofron shërbime në kohën reale për atë të cilën deklarohet. AvicenaKs arrin të testojë në kohë rekorde , mbi 100 teste për 3 orë.

Sipas besueshmërisë dhe kujdesit që po tregon ndaj pacientëve arrijmë të kuptojmë që ky fakt vërtetë po qëndron në këtë laborator.

Pas analizës që kemi bërë në tregun e fushës së mjeksisë për testimet PCR të gjitha laboratoret tjera vonojnë rezultatet më shumë se 8-10 orë dhe kjo po shkakton një tollovi dhe irritim të njerëzve që po janë pasagjer për brenda apo jashtë Kosovës duke përfunduar të nervozuar dhe shumë të shqetësuar me shërbimin e këtyre laboratorëve pasiqë po krijohen probleme me shtyerje të biletave.