09:58 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Labi e ka ditëlindjen: Do të vazhdoj të mbetëm vetëm një shërbëtor, asgjë më shumë

Sot ka ditëlindjen këngëtari dhe deputeti kosovar Labinot Tahiri i njohur si Labi. Ai këtë ditë të rëndësishme e ka ndarë edhe me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, shkruan Indeksonline.

Labi ka postuar një fotografi, ndërsa e ka uruar vetën për ditëlindjen e 38-të me këto fjalë:

38 VITE JETÊ

Sonte po i vazhdoj ti shijoj me ju 38 vite jetë???
DITËLINDJA IME, është vetëm nje vit më shumë sa për të vazhduar shërbimin tim ndaj familjes, shoqerisë dhe njerëzve që thërrasin emrin tim!

Faleminderit për të gjitha, për përkrahjen në sferen e muzikes, e në shumë sfera të tjera në të mirë të shoqerisë sonë dhe njerëzve qê i’u gjindem në ditet e veshtira.

K’jo jetë vlen shumë, vlenë sa për të dhuruar një rrespekt dhe një fjalë të mirë.

Ju jam mirnjohës për jetë. Do të vazhdoj të mbetëm edhe për vitet tjera, vetëm një shërbëtorë, asgjë më shumë.