15:26 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Labi i vonshëm me veprime, sot tërhoqi nënshkrimin për Specialen (Foto)

Labinot Tahiri e ka bërë atë që pak ditë më parë e bënë edhe liderët e vendit. Deputeti i AKR-së e ka tërhequr nënshkrimin për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Labi ka dhënë disa arsye për këtë vendim.

“Qytetarë të dashur, sot, e kam tërhequr nënshkrimin tim, të cilin e dhashë para një muaji për ndryshimin e dhomave të specializuara.
Duke pasur prasysh se shumë akterë politikë po luajnë me ndjenja të popullatës, unë nuk jam njëri ndër t’a.
Kam nënshkruar me loqkën e zemrës për ata mijëra luftëtarë duke menduar se është një gjë e mirë për të cilën e çmova luften për Liri, të cilën do ta çmoj përjetësisht.
Pa dyshim se Gjykata Speciale është e demshme për Kosovën. Unë nuk bëj pjes në kalkulimet politike, nuk jam kalkulant.
Nuk jam vegël e asnjërit lider politik apo person i cili bën kalkulime personale për t’ia lënë patatet e nxehta në duar tjetërkujt, gjë që i bie se kërkesa ( iniciativa) ka mbetur në dorën e deputetëve, e cila nuk është në dorën e Deputetëve.
I’u lajmroj publikisht mbasadorëve të shteteve mike, siq janë:
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Z . Greg Delaëie.
Ambasadori i Britanisë,
Z . Ruairi O ‘Connell.
Ambasadorit të Gjermanisë
Z. Christian Heldt.
Zonjën Apostolova dhe zyren e BE-së në Kosovë, se unë Labinot Tahiri, tërheq nënshkrimin tim si deputet nga ajo iniciativë me skenare të ndryshme, e cila akoma është (AKTIVE).
As nuk kam qenë votues i
Gjykatës Speciale’ dhe as nuk dua të jem pjes e diqkaje që nuk mund të qohet përpara!
Do të vazhdoj me sakrificat e mia për popullatën dhe vendin tim në forma të ndryshme” shkruan Labi në Facebook./Indeksonline/