18:02 / E Premte, 05 Qershor 2020

Labi ndihmon financiarisht studentët kosovarë që mbetën në Egjipt për shkak të Covid-19

Labinot Tahiri ka treguar edhe një herë humaniteti e tij.

Këngëtari i njohur këtë herë ka ndihmuar studentët kosovarë që për shkak të pandemisë mbetën të izoluar në Egjipt.

Në një postim në Facebook, Labi njoftoi se do t’i ndihmojë financiarisht 8 studentët që mbetën në Egjipt si pasojë e Covid-19, shkruan Indeksonline.

Labi tha se do ua dërgojë së paku 3000 euro për bileta kthyese ose bursa dhe u bën thirrje institucioneve shtetërore që të angazhohen për rikthimin e tyre në atdhe.

Tutje ai tha që paratë do t’i dorëzoj tek Bashksia Islame e Kosovës, me shpresë që ato të iu shkojnë këtyre 8 studentëve ku po studiojnë fakultetin e shkencave Islame.

Më poshtë postimi i tij pandërhyrje:

“Të dashur qytetarë!
Ne njihemi për vepra, dhe me vepra deshmohen punët tona për çdo qytetar në trevat shqiptare.

Me ardhjen e Egzon Ibrahimit dhe të Fadil Hoxhës në shtëpinë time, të cilët u interesuan për 8 studentët në Egjipt, të cilët kanë mbetur atje gjatë kohës së pandemisë, ne u interesuam menjeherë për ta , do të ju dergojmë së paku 3000 € për biletat kthyese ose për bursa!

Ata kanë mbetur atje si pasojë e pandemisë!
Personalisht dua t’iu bëj thirrje edhe organeve shtetërore që sa më parë të interesohen për kthimin e djemve në atdheun e tyre.

Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kthyer studentët e tyre, ndërsa Kosova jo, sepse nuk ka ambasadë në Egjipt!

Kam dëshirë që paratë ti dorëzoj tek Bashksia Islame e Kosovës, me shpresë që ato të iu shkojnë këtyre 8 studentëve ku po studijojnë fakultetin e shkencave Islame.

Zoti ju bekoftë!                                                 

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

Mos i humb