13:29 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lag këmbësoren, shoferi gjobitet me 5.000 paundë

Të lagësh një person në rrugë kur kalon me makinë gjobitesh që ndoshta nuk ta mba xhepi.

Një rast i tillë ka ndodhur dhe me një shofer në Britani, i cili kaloi qëllimisht afër një pellgu, ndërkohë që një vajzë po ecte në trotuar, duke e lagur totalisht.

Por shoferi nuk ishte në dijeni se e gjithë ngjarja po filmohej me kamerë nga një automjet prapa, i cili e denoncoi menjëherë rastin.

Në filmim duket shoferi i një makine tip”Audi”, që futet në kundravajtje vetëm me qëllim për të lagur vajzën por ky veprim i ka kushtuar drejtuesit të mjetit 5000 paundë.

Sipas ligjit britanik, të lagësh një këmbësor pa dashje gjobitesh me 100 paund, por në raste të qëllimshme gjoba është më e lartë.

Madje mbi të rëndonin dhe akuzat e drejtimit në mënyrë të papërgjegjshme ndaj dhe në kundërvajtje ndaj gjoba i shkoi 5.000 paundë.