23:14 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / AR

Lajm i keq, Dubai mbyll baret dhe klubet

Dubai ka njoftuar se do të mbyllë të gjitha baret dhe pubet në të gjithë muajin shkurt dhe do të kufizojë aktivitetet tjera pas rritjeve të rasteve me koronavirus, transmeton Indeksonline.

Ky vendim vjen pas festës së Vitit të Ri ku pati vizitorë të shumtë nga e gjithë bota, shkruan LBC.

Po ashtu u urdhërua që restorantet dhe kafenetë të mbyllën në ora 1 të mëngjesit, si dhe u vendosën limite të turmës nëpër kinema, hotele, qendra tregtare dhe destinacione tjera.

Dubai ka raportuar afër 4 mijë raste të koronavirusit për një ditë, kështu duke shkarkuar kreun e agjencisë shëndetësore qeveritare pa asnjë shpjegim./Indeksonline/