Lajm i keq për Dritën para derbit me Gjilanin
Drita do ta ketë një mungesë të rëndësishme në derbin e Anamoravës të shtunën.
Bëhet fjalë për Liridon Lecin, i cili është pezulluar me tri ndeshje mos-lojë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Kjo vjen pas ndëshkimit të tij me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës, transmeton IndeksOnline.
FFK e ka konfirmuar sot lajmin me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të Federatës.
Sipas Rregullores Disiplinore Neni 41 Paragrafi 2 Pika A/3, Leci është pezulluar për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit, Dardan Çaka.
Saktësisht, Leci do të mungojë ndaj Gjilanit, Trepçës’89 dhe Drenicës./IndeksOnline/