18:57 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Lajme të këqija për Romën, futbollisti i tyre detyrohet të operohet

Amadou Diawara ka thyer këmbën andaj do të detyrohet të operohet.

 Mediat italiane, tregojnë se 22 vjeçari duhet të kryejë operimin për tu shëruar plotësisht, dhe ky operim pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Kurse koha e rikuperimit pritet të vlerësohet pas operimit, mirëpo me shumë gjasa mund të mungoj dy deri në tre muaj.

Diaware ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2024 dhe ka bërë deri më tani 19 paraqitje, ku ka arritur të lërë përshtypje të mëdha për këtë skuadër./Indeksonline/.