20:32 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lajmërohet Isa Mustafa, tregon se cilin grup e përkrah në dilemën e madhe për Kosovën

Isa Mustafa ka treguar se në krah të kujt është në dilemën e madhe shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Kryetari i LDK-së ka thënë se është krah i grupit parlamentar të LDK-së për të penguar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Si kryetar i LDK-së i konsideroj rrënuese për shtetin tonë dhe të dëmshme për drejtësinë iniciativat për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
E përkrah plotësisht qëndrimin e grupit tonë parlamentar për këtë çështje” shkruan Mustafa në Facebook./Indeksonline/