23:15 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lajmërohet Kastro Zizo: Kjo është e vërteta e anulimit të fejesës

Ditët e fundit në media është përfolur se këngëtari Kastro Zizo kishte lajmëruar të afërmit për një drekë fejese, dhe e kishte anuluar në momentet e fundit.

Mësohet se Kastro u kishte dërguar miqve një mesazh në “Whatsapp” ku i fton në drekë, ku përcakton orën dhe vendin e takimit.

Por së fundmi ai nuk u shfaq në drekën e fejesës duke i lënë të ftuarit të prisnin, shkruan revista “Who”.

Megjithatë në një postim të fundit në “InstaStory” Kastro Zizo jep një tjetër version mbi ngjarjen.

Ai sqaron se “Whatsappi” i tij ishte hakuar dhe se nuk ka asnjë plan për fejesë.