17:30 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lajmërohet Radojeçiq, thotë se ka dëshmi që deshën ta vrisnin në aksionin e së premtes

Të premten e kësaj jave, Policia e Kosovës realizoi një aksion në veri të Mitrovicës, për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Në pranga përfunduan katër të dyshuar, por arriti të arratisej i dyshuari Milan Radojeçiq. I dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviq-it.

Por, pikërisht sot mediat serbe kanë raportuar për deklarimin e tij të parë pas këtij aksioni.

“Ata erdhën në apartamentin tim, ku unë jetoj me gruan dhe fëmijët e mi, me  njerëz të armatosur, me vetëm një qëllim, për të më vrarë dhe për këtë kam dëshmi të qarta”, ka thënë Radojeçiq, transmeton Indeksonline.

Në deklaratën e parë publike, Radojeçiq tha se më nuk ka kthim prapa.

Për aksionin e policisë dhe arratinë e Radojeçiq është deklaruar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, Haradinaj ka thënë se Radojeçiq nuk ishte në shtëpi dhe qe policia nuk ka pasur informacione se ai është kthyer nga Beogradi, apo ka qenë e pamundur që të shtyjë aksionin për një ditë tjetër./Indeksonline/

Pamje ekskluzive të arrestimeve në veri të Mitrovicës